Projekti synon të promovojë edukimin cilësor dhe gjithëpërfshirës për të TË GJITHË nxënësit me një fokus të vecantë tek nxënësit në rrezik braktisje të shkollës në zonat më të prekura në vend nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe përkatësisht (Tiranë, Durrës dhe Lezhë). Kjo do të realizohet nëpërmjet këtyre dy shtyllave kryesore: I. Vazhdimi i mbështetjes të ndërhyrjeve me bazë shkolle për të parandaluar braktisjen shkollore duke inkurajuar ngritjen apo forcimin e Sistemit të Parandalimi të Hershëm (SPH) dhe ndarjen e eksperiencave nëpërmjet rrjeteve profesionale të mësuesve SPH në nivel vendi. 2. Mbështetje shtesë, mbas orarit të mësimit për nxënësit e ciklit fillor, klasat I-V, vecanërisht ata në rrezik dhe më vulnerabël në aspektin akademik (gjuhë dhe matematikë) dhe zhvillimin e shprehive socio-emocional me qëllim për të kontribuar në zbutjen e efektet e tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe të mësimin në distancë si pasojë e pandemisë Covid-19.
Më konkretisht, programi do të zbatohet në 8 shkolla pilot në ZVA Tiranë, Durrës dhe Lezhë dhe përkatësisht në shkollat: Ardian Klosi, Androkli Kostallari, 26 Nëntori, Xhezmi Delli, Qazim Turdiu, Dom Nikolle Kacorri, Shkolla e Re dhe Gjergj Kastrioti. Puna konkrete në shkollat pilot, arritjen e nxënësve do të monitorohen në vazhdimësi me qëllim krijimin e modeleve të mira të punë. Këto shkolla do të shërbejnë si laboratorë të të mësuarit dhe mësimet e nxjerra do të ndahen me rrjetet profesionale të Sistemit të Parandalimit të Hershëm (SPH) për Braktisjen Shkollore (50 rrjetet SPH në nivel vendi).

Foto nga takimi online me drejtuesit e rrjeteve të Sistemit të Paralajmë rimit të Hershë m të Braktisjes Shkollore në nivel vendi