Trajnim per stafin dhe bashkepunetore ne lidhje me Parandalimin e Shfrytëzimit dhe Abuzimin Seksual.

On 08/02/2021
In News
Në bashkëpunim me UNICEF Albania, ASSA zhvilloi një sesion trajnues me drejtuesit dhe mësuesit e shkollave Ardian Klosi, Androkli Kostallari, Xhezmi Delli, 26 Nentori, Qazim Turdiu, Dom Nikolle Kacorri, Shkolla E Re -Durres, Gjergj Kastrioti -Lezhe ne datat 4 shkurt & 8 shkurt 2021. Si bashkëpunëtorë shumë të rëndësishëm, drejtuesit dhe mësuesit e shkollave u informuan në lidhje me politikat që zbaton ASSA përsa i përket mbrojtjes nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual.
Shfrytëzimi/ Abuzimi Seksual i cili i referohet çdo veprimi të tentuar apo kërcënues që mbart si qëllim shfrytëzimin seksual të tjetrit në kushte pabarazie, është një sjellje e papranueshme dhe e papërshtatshme!
ASSA zbaton politikën e tolerancës zero ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual për të gjithë individët e angazhuar në organizatë , duke u siguruar që që rolet, përgjegjësitë dhe standartet e pritshme të sjelljes në lidhje me Shfrytëzimin dhe Abuzimin Seksual (ShAS) njihen dhe pranohen nga të gjithë. ASSA angazhohet për të parandaluar, adresuar dhe ndërvepruar në rast raportimi të situatave të tilla, duke informuar, trajnuar, duke ofruar materiale të qarta, ndërhyrje, si dhe duke ofruar asistencën e nevojshme për viktimat e shfrytëzimit apo abuzimit seksual në organizatë.

Related Posts

Comments